Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Dhjetë persona, pjesëmarrës në trazirat e dy ditëve më parë në Tropojë, janë ndaluar nga policia e Tropojës, me akuzën e pjesëmarrjes aktive në sulmin ndaj komisariatit dhe Gjykatës së Faktit në Bajram Curri. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i komisariatit të policisë së rrethit të Bajram Currit, i cili tha se të ndaluarit janë të grupmoshave 22-35 vjeç.

Nga kontrollet e ushtruara në 22 banesa, mes të cilëve edhe të personave të ndaluar, zëdhënësi i policisë së Tropojës, tha se janë gjetur disa armë të llojeve të ndryshme, të cilat janë bllokuar nga policia, si prova materiale. Kryebashkiaku i qytetit Bajram Curri, Shpend Demiri tha, se në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ka pasur vetëm një të vrarë, mbi 20 persona të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj