Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga autoritetet shqiptare në aeroportin e Rinasit. Në pranga ka rënë A.P. 40 vjeç i kërkuar nga Interpol Roma.

Gjykata e Venecias në Itali ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kurse personi i dytë i arrestuar është 39-vjeçari me iniciale R.Xh., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK-u, pasi autoritetet në Kosovë kanë lëshuar udhër-arresti ndaj tij për veprën penale të “mashtrimit”.

Të dy të kërkuarit u identifikuan gjatë përpunimit të dokumentacionit të tyre. Ata u arrestuan me qëllim ekstradimin në vendet ku kërkohen, Itali e Kosovë. /tvklan.al