Policia e Teksasit ka arrestuar një 36-vjeçar pasi mbrëmjen e Krishtlindjes dyshohet se ka tentuar të mbysë  të dashurën e tij pasi kishin parë një film me temë mbi tradhtinë.

Rudy Esparza, ishte së bashku me të dashurën e tij prej gjashtë vitesh në banesë, ndërsa pasi kishin parë filmin ai ishte nervozuar dhe kishte tentuar ta mbyste teksa ishin drejtuar për në dhomën e gjumit.

Ndërkohë pas arrestimit ka rezultuar se ndaj tij rëndonin edhe disa denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por nuk dihet arsyet se përse ai kishte tentuar të sulmojë partneren. /tvklan.al