Një i ri nga Berati është vënë në pranga në Sarandë. Sipas një njoftimi të policisë, thuhet se 34-vjeccari ka vjedhur një celular dhe disa pije alkoolike. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një restorant të qytetit bregdetar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi R. P., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe disa pije alkoolike, në një restorant në Sarandë”, njoftoi policia./tvklan.al