Charles McGonigal, ish-agjent i FBI-së, është arrestuar nga autoritetet amerikane nën dyshimet se mban lidhje me një oligark rus i cili është vendour në sanksione pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ish-agjenti special i FBI i cili doli në pension në vitin 2018, akuzohet se ka shkelur sanksionet e SHBA dhe ka pranuar që t’i ofrojë shërbime oligarkut rus Oleg Deripaska, i cili është nën sanksione.

Bashkë me McGonigal është akuzuar edhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus i cili më vonë u bë shtetas amerikan. Të dy u prangosën të shtunën.

Arrestimi i Charles McGonigal konsiderohet si një lëvizje e rrallë e prokurorëve federalë, të cilët kanë ngritur akuza ndaj ish-zyrtarit të FBI-së përpara se këtë ta bëjë një gjykatë federale. /tvklan.al