Arrestohet shqiptari në SHBA, dyshohet për terrorizëm (Emri)

Foto: Fabjan Alameti

Arrestohet shqiptari në SHBA, dyshohet për terrorizëm (Emri)

13:04 05/04/2019

Një shqiptar është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dyshimeve për terrorizëm. Fabjan Alameti 21 vjeç kishte folur për t’iu bashkuar ISIS dhe për të sulmuar qytetarët në rrugë për t’u hakmarrë ndaj sulmit terrorist në dy xhamitë në Zelandë të Re ku u vranë 50 persona.

Ai doli para gjykatës amerikane ditën e enjte dhe gjykatësi urdhëroi që shqiptari të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Fabjan Alameti akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar dhe vendas. Një agjent i FBI-së tha në gjyq se 21-vjeçari ishte marrë në pyetje nga autoritetet fillimisht në vitin 2018, ndërsa më pas ai kishte bërë komente në Facebook në mbështetje të ISIS. Autoritetet amerikane e mbanin shqiptarin vazhdimisht në vëzhgim, raporton Associated Press.

Në Janar të këtij viti, Alameti kishte biseduar me një person, që në fakt ishte informator i FBI-së, me të cilin kishte folur për të luftuar me ISIS në Siri dhe Irak, si dhe për të bërë në sulm në SHBA kundër një objekti të ushtrisë, ndërtesave qeveritare, qendrës së homoseksualëve, apo një tempulli hebre. Megjithatë, Alameti më vonë kishte thënë se nuk do të kryente një sulm në tokë amerikane sepse ky shtet i ka dhënë atij shtetësinë, sipas dëshmisë së agjentit të FBI në gjykatë. Shqiptari i kishte treguar gjithashtu informatorit të FBI se ishte larguar nga banesa e tij në New York sepse nuk e pëlqente jetën e tij aty, dhe kishte një intervistë pune në Montana, ku sipas tij, ishte dhe më e lehtë për të blerë një armë.

Madje, 21-vjeçari i kishte kërkuar atij që t’i dërgonte videon e sulmit terrorist në dy xhami të Zelandës së Re.

“Do të sulmoj njerëz të rastësishëm për të marrë hak për gjakun

“, i kishte thënë. Të gjitha këto deklarata të tij janë të regjistruara nga informatori i FBI-së, sipas agjentit që dëshmoi në gjykatë. Pas këtyre deklaratave që kishte bërë, ai u mor në pyetje nga hetuesit dhe mohoi çdo pretendim se do të kryente sulm në SHBA apo të kishte shprehur dëshirën për të luftuar me ISIS. Ai u la i lirë, por sërish mbahej nën vëzhgim.

Një tjetër informator i FBI kishte regjistruar Fabjan Alametin duke thënë se do të blente marijuanë dhe të shkonte në një dyqan armësh për të blerë një pushkë që kishte parë. Të mërkurën ai u shfaq në dyqanin e armëve dhe bënte qitje me pushkën të cilën e kishte marrë me qira për 35 Dollarë. Sipas akuzës zyrtare, 21-vjeçari u arrestua sepse është e paligjshme të posedosh armë kur je nën efektin e drogës, si dhe për akuzën e deklaratave të rreme kur para hetuesve mohoi gjithçka që kishte thënë për t’iu bashkuar ISIS dhe sulmet në tokë amerikane.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT