Më shumë se 24 orë pasi një 30-vjeçar u vra me thikë në zonën e Kombinatit, autoritetet policore kanë mundur të arrestojnë autorin e këtij krimi. Ai është Muhamet Sallahi, 25-vjeç dhe u arrestua nga efektivët e Komisariatit Numër 6.

Mbrëmjen e 11 Tetorit, Sallahi goditi disa herë me thikë në trup 30-vjeçarin Holdi Hajdari. Ndonëse u dërgua në spital, i riu nuk mundi të mbijetonte dhe gjeti vdekjen mëngjesin e së premtes.

Në njoftimin e saj, policia e kryeqytetit thotë se pas kësaj vrasjeje qëndrojnë motivet e dobëta.

/tvklan.al