Pas orë të tëra bisedimesh delikate në Bruksel, kryeministri britanik David Cameron arriti në një marrëveshje me partnerët europianë, përmes së cilës, Britania e madhe përfiton një “status special” në Bashkimin Europian. Marrëveshja e arritur në orët e vona të së premtes i jep Londrës tagrin të limitojë përfitimet e qytetarëve europianë që jetojnë dhe punojnë në Britani.

David Cameron: Kryeministër i Anglisë:

“Do të ketë një plan masash shtërnguese rreth përfitimeve të emigrantëve europianë në Britani.  Britania nuk do t’i bashkohet kurrë eurozonës, pasi ne kemi ndërtuar një sistem të sigurtëpër ekonominë tonë”.

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, i investuar personalisht në bisedime tha se marreveshja e arritur është në interes të dy palëve.

Donald Tusk, President i Këshillit të Europës:

Unë besoj thellësisht se Britania e Madhe ka nevojë për Europës, ashtu siç Europa ka nevojë për Britaninë. Ne kemi bërë gjithçka për të mos lejuar ndarjen.”

Me arritjen e marrëveshjes, gjithçka mbetet në dorë të qytetarëve britanikë që do të shprehen me anë të referendumit, i cili pritet të mbahet më 23 qershor të këtij viti.

Tv Klan