Arsenal ka arritur marrëveshjen me Mançester Sitin për të blerë Gabriel Zhezusin për shumën e 52 milionë eurove.

Ylli brazilian ka si synim që të largohet nga “Etihad Stadium” këtë verë, nisur nga rritja e konkurrencës në repartin ofensiv pas ardhjes së Erling Haaland-it dhe Julian Alvarez-it.

“Topçinjtë” synojnë që të shtojnë edhe më shumë cilësinë në sulm dhe për trajerin Mikel Arteta, braziliani është njeriu i duhur.

Sipas tabloidit anglez “Mirror”, për të finalizuar kontratën duhet ende punë, pasi klubi nga Londra veriore duhet që të arrijë akordin edhe me lojtarin, e të kalohen vizitat mjekësore.

Në garë për shërbimet e 25-vjeçarit ishin edhe Çelsi dhe Totenhemni, por Arsenali ka krijuar avantazh me rivalet.

Zhezus do të largohet nga Siti pas pesë vitesh. Ai u ble për 27 mln euro dhe kampionët e Premier Ligës do të përfitojnë financiarisht nga shitja e sulmuesit.

Ndërsa te “Qytetarët” ka pasur probleme për një vend titullari, te Arsenali duket se nuk do ta ketë këtë shqetësim.

Klan News