“As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”. Kjo iniciativë e re e Bankës së Shqipërisë ka si qëllim ndërgjegjësimin e publikut për mospërdorimin e termave të gabuar “lek i ri” dhe “lek i vjetër” në veprimet e tyre financiare, terminologji që ka sjellë në kohë një konfuzion të vazhdueshëm. Pikërisht  për  të  shmangur  këtë  konfuzion, Banka e Shqipërisë  ka ndërmarrë  një fushatë kombëtare disavjeçare, për të theksuar se monedha shqiptare quhet thjesht Lek dhe vlera nominale e saj është ajo e shkruar mbi monedhë apo kartëmonedhë. Pikërisht për këtë mënyrë komunikimi të qytetarëve të vendit tonë, dhe si ka ardhur ky konfuzion do ta diskutojmë me miq të programit “Rudina”.

Besa Prela: Bankat dhe mediat në studimin tonë janë dy grupet e interesit që influencojnë dhe flasin më korrektë, pra media është e para.

Rudina Magjistari: Ti Suela nuk më tregove ndonjë episod nga jeta jote, ke pasur ndonjë ngatrërresë me lekë të rinj dhe të vjetër?

Suela Kocibelli: Unë mendoj se kam marrëdhënie korrekte me lekun, jam edhe pak korçare ndoshta nga kjo pjesa, por mendoj se kam marrëdhënie korrekte me lekun. Ndodh ndonjëherë çuditërisht edhe me personat që merren me financë apo mbajtje të llogarive. Ti dëgjon që ta thotë me variantin e vjetër./tvklan.al