Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Dini Zeqo

Headlines 14 Shtator 2024

Rama: “Beach Bare-t” s’ do të kenë më plazhe. Hapesirat publike do të menaxhohen nga bashkitë

Lokalet e plazheve në bregdet nuk do të kenë më plazhe të tyret. Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm hotelet do të mund ta shfrytëzojnë bregdetin në masë më të reduktuar, ndërsa plazhet publike do të menaxhohen nga bashkitë.

Droge “LCD” me postë nga Serbia, 24 në pranga. Vocaj: Shpërndahej edhe pranë shkollave në Tiranë

24 persona u arrestuan dhe 4 te tjerë u shpallën në kërkim nga policia e Tiranës, e cila zbuloi se ky grup kriminal sillte droge sintetike “LCD” me postë nga Serbia dhe e shpërndante pranë shkollave e lokaleve te natës. Sekuestrohen edhe kokainë e kanabis. 

Lihet në burg ish-kreu i policiës së Lezhës. Nën akuzë se bashkëpunoi me grupet kriminale

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la në burg ish-drejtorin e policisë së Lezhës, Henerigert Mitri. Ai u arrestua nga SPAK nën akuzën se kur ishte në detyrë, bashkëpunoi me disa grupe kriminale.

Shqipëria, nën mesataren europiane për punonjës shëndetësie. Mungojnë më shumë mjekë e infermiere

Shqipëria rezulton të jetë nën mesataren europiane për punonjës të shëndetësisë. Në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë konstatohet se mungesat më të larta janë në radhët e mjekëve dhe infermierëve.

Papa Françesku, kritika për Harris e Trump: Të dy janë kundër jetës. Ndalimi i emigrantëve e abordi, krime

Papa Francesku kritikon ashpër zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ish-Presidentin Donald Trump. Ati i shenjtë thotë se ata janë kundër jetës dhe se politikat për ndalimin e emigranteve dhe lejimin e abortit janë krime

/tvklan.al