Simone Inzaghi pritet t’i besojë Kristjan Asllanit përballë Romës

Vetëm 29 minuta në fushë deri në këtë pikë të sezonit kanë qenë shumë pak për Kristjan Asllanin. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka gjetur hapësirat e duhura te skuadra zikaltër, e varur gjithnjë e më shumë nga Marcelo Brozovic.

Kroati ka rezultuar një hallkë tepër e fortë në mesin e fushës për skuadrën italiane, duke minimizuar në maksimum aktivizimin e Asllanit. Gjithsesi, Epik Brozo ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, pasi në 6 javët e para të kampionatit ka marrë 5 kartona të verdhë, ndërsa në mesin e fushës ka humbur shumë topa, duke sjellë edhe pakënaqësi në tribuna.

Por duket se tashmë ka ardhur momenti i 20-vjeçarit për të marrë minuta të shumta, madje përballë Romës mund të ketë edhe një fanellë titullari. Tekniku, Simone Inzaghi mendon për të lënë pushim kroatin në sfidën kundër kryeqytetasve dhe nga kjo situatë do të përfitojë Asllani.

Shqiptari i cili gjendet në grumbullimin me kombëtaren kuqezi për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit e Islandës mendohet se do të jetë në fushë përballë skuadrës së Murinjos. Megjithatë, derbi shqiptar në këtë sfidë do të mungojë, pasi në radhët e verdhekuqve nuk do të jetë Marash Kumbulla për arsyeje dëmtimi.

Klan News