Kushi: Kemi krijuar 47.800 klasa individuale

Asnjë shkollë në vend nuk ka kaluar në mësim online. Në të gjitha rastet kur ka patur mësues të infektuar është bërë gjurmimi i rastit dhe zëvendësimi i mësuesit.

Në seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se platforma online do të jetë pjesë e procesit mësimor përgjithmonë.

“Aktualisht mësimi zhvillohet normalisht në të gjithë vendin. Janë 47.800 klasa individuale. Kjo platformë do të jetë një mbështetje për të rritur cilësinë në arsim dhe do të vazhdojë pas periudhës së pandemisë”.

Sa i takon procesit online, krahas trajnimit të mësuesve ka nisur edhe regjistrimi i nxënësve për të aksesuar në këtë platformë.

Tv Klan