“Për mua nuk ka shumë rëndësi rezultati por mënyra e luatjes së skuadrës e sidomos krijimi i një ideje të qartë për lojën e ekipit kundër Gjeorgjisë.”Ka qënë ky komenti i parë i trajnerit të Kombëtares Astrit Hafizi pas humbjes me skuadrën e Qipros.

Në pjesën e parë të lojës e filluam mirë ku rezultati ishte 2-0 në favorin tonë dhe pastaj në 3-2 për kundërshtarin. Për mua rezultati nuk është primar sesa loja e lojtarëve. Me zëvëndësimet që bëmë ne krijuam ide për lojtarët që do të jenë dhe në ndeshjen e ardhshme me Gjeorgjinë. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën e lojtarëve.” – u shpreh trajneri Hafizi./tvklan.al