Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në një atentat me armë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Busto Garolfo të Milanos rreth orës 20:30.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u qëllua me armë nga një person, i cili më pas u largua me makinë. Të paktën kështu kanë thënë dëshmitarët për policinë italiane.

27-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Autiritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin e atentatit dhe për të zbardhur shkaqet e plagosjes.

/tvklan.al