Lideri i separatistëve ukrainas të mbështetur nga Rusia është vrarë këtë të premte në një atentat të ndodhur në Donetsk. Sipas BBC, Alexander Zakharchenko u vra në një shpërthim të ndodhur në një kafene në lindje të Ukrainës.

Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve e “Donetsk Republik”, e cila drejtohet nga rebelet, megjithatë edhe agjencitë ruse si Interfax dhe Tass e raportuan si lajm.

Deri më tani nuk ka detaje mbi këtë atentat.

Grupe të armatosura rebele në rajonet e Donetsk dhe Luhansk refuzojnë që të njohin qeverinë ukrainase në Kiev.

42-vjeçari ishte kreu i shtetit dhe kryeministri i të vetëshpallurës “Republika e Njerëzve të Donetsk”, e cila sëbashku me separatistët e Luhansk lufton forcat ukrainase që prej 2014-s.

Konflikti i ka marrë jetën më shumë se 10,000 personave.

/tvklan.al