Do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën për liri të Redjan Rrajës, i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Rraja, përmes avokatit të tij mbrojtës, kërkoi lirimin nga qelia me argumentin se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Nga ana tjetër prokuroria pretendon se ka siguruar një gjurmë gishti të fiksuar në një palë syze dielli që u sekuestruar në makinën e përdorur nga autorët në këtë atentat.

Ngjarja ndodhi Nëntorin e kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Tv Klan