Phoenix Suns e nis mbarë ndaj Clippers, shumë pranë trofeut

Një tjetër befasi në finalet e NBA. Atlanta Hawks mposhti në transfertë 103-96 Philadelphian në serinë e 7 të ndeshjeve, duke triumfuar 4-3 dhe kaluar në finale të Konferencës së Lindjes.

Një ndeshje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës, por miqtë administruar më mirë periodën e dytë dhe arritën gjithë kohës, edhe në fund, diferencën prej 5-7 pikësh. Embiid u përpoq për vendasit, teksa realizoi 31 pikë e 11 rebound, por nuk shmangën dot humbjen.

Për miqtë u dallua Huerter me 27 pikë. Philadelphia udhëhoqi gjatë gjithë sezonit të rregullt në Lindje, por bie në gjysmëfinale. Atlanta është “hirushja” e kësaj konference, teksa në finale do të përballet me Milwaukee Bucks.

Në Perëndim, Phoenix Suns e nisi mirë serinë e ndeshjeve finaleve, duke mposhtur në shtëpi 120-114 Los Angeles Clippers. Një sfidë e vendosur në periodën e katërt, pasi tri të tjerat ishin në barazpeshë totale.

Në këtë sfidë shkëlqeu Booker për Suns me një triple-double, 40 pikë, 13 rebound dhe 11 asiste, duke bërë të pavlefshme 34 pikët e George dhe 24 të Jackson. Për miqtë mungonte ylli i skuadrës, Leonard.

Klan News