Nëse vini re me vëmendje atletet, me shumë mundësi maja e tyre merr kthesë për nga lart. Ky model quhet ndryshe “gishti pranveror”. Sipas një antropologu nga Universiteti i Buffalos në SHBA, shumica nga ne vesh atlete që kanë modelin e “gishtit pranveror” pa e kuptuar as vetë se përse ajo ndodhet aty dhe besojmë se e bëjnë të ecurën më të rehatshme.

Por sipas Nicholas Holowka, pavarësisht rehatisë dhe komfortit që ky dizajn ofron, mund t’i dëmtojë këmbët për një periudhë afatgjatë. Ai publikoi një studim ku tregohej se muskujt dobësosheshin me kalimin e kohës dhe kjo sillte predispozim për dëmtime akoma më të rënda, si ajo e inflamacionit të shputës.

“I ashtuquajturi gisht pranveror, redukton punën që duhet të bëjnë muskujt e këmbëve pak nga pak çdo ditë”.

Kjo ka ngritur debat nëse atletet me pak taban janë më të mira sesa ato me mbështetëse. Çdo hap që hedhim ndikon në shumë pjesë të këmbës. Së pari thembrat, të cilat godasin tokën, më pas e gjithë pjesa tjetër. Kur ndërrojmë hapat, e gjithë pesha trupore kalon tek gishti.

Gishti, përmban inde dhe muskuj që shërbejnë për shkëmbimin e energjisë dhe forcës nga toka tek gishti dhe anasjelltas. Por “gishti pranveror” është dizejnuar për ta lehtësuar këtë veprim dhe për pasojë, gishti dembeloset.

Për këtë studim u observuan 13 vullnetarë gjatë ecjeve të tyre rutinë, që patën veshur forma të ndryshme atletesh. Kështu u arrit në përfundimin se sa më e lakuar të jetë forma, aq më pak fuqi i duhet këmbës për të bërë lëvizjet.

Që domethënë, nëse veshim këpucë me majë ose thënë ndryshe me “gishta pranverorë”, muskujt punojnë më pak. Dhe për pasojë, sa më pak të punojnë muskujt, aq më shumë rrezik për dëmtime ka. /tvklan.al