Specialistët: Trajneri Reja po rinovon skuadrën

Një ditë pas ndeshjes me Andorran atmosfera është e zymtë në Kombëtaren e Futbollit. Në fytyrat e lojtarëve të kombëtares dukej qartë se edhe vetë nuk e kishin menduar se do të kishin dalë nga “Elbasan Arena” pa fitore. I vetmi moment kur u panë të buzëqeshnin ishte takimi me disa fëmijë me sindromën doën.

I shqetësuar është parë edhe trajneri i kombëtares. Edi Reja madje e shfaqi këtë me një pjesë të lojtarëve që iu nënshtruan stërvitjes. Por si shpjegohet që vetë lojtarët para ndeshjes deklaruan se do t’i përkushtoheshin këtij takimi, kur në fakt nuk ndodhi krejtësisht ashtu?

Gjithsesi analisti Fatmir Mneri e justifikon lojën e bërë nga përfaqësuesja. Sipas tij, nuk ka vend për deklarata zhgënjyese apo fataliste për lojën e skuadrës, pasi kjo do të prishte atmosferën në ekipin përfaqësues.

Ndeshja e fundit e kualifikueseve të Europianit luhet sa për statistikë, por edhe për atmosferën e zhvillimit të këtij takimi në impiantin e ri në kryeqytet.

Tv Klan