Rekord audience në aplikacionin “Klani IM”. Gjatë ditës së sotme është shënuar një audiencë tepër e lartë në aplikacionin më të mirë dhe pa pagesë që instalohet në platformat iOS dhe Android.

Sipas statistikave të fundit, vetëm gjatë ditës së sotme janë reth 9 mijë shkarkime të reja, duke e çuar në total këtë shifër në rreth 160 mijë përdorues, nga të cilët 50 mijë kanë qenë aktiv duke përdorur aplikacionin.

Aplikacionin “Klani IM” mund ta shkarkoni falas dhe pa pagesë direkt në celularin apo tabletin tuaj në platformat iOS dhe Android.

Teknologjia e fundit e transmetimeve OTT përmes aplikacionit “Klani IM” ju mundëson të ndiqni nga celulari apo tableti juaj kanalet Klan HD, Klan Plus, Klan News, News 24, ABC, Syri TV, EuroNews, Scan, RTSH 1, Klan Macedonia, T7, RTSH Shqip, RTSH Film, RTSH Femije, Klan Music dhe IN TV.

Me këtë platformë, programet e Tv Klan do të shfaqen tashmë jo vetëm në televizorë, por në çdo ekran tjetër të pajisjeve të ndryshme si telefonat smart me sistem Android apo iOS, tablet, laptop apo kompjuter, që tashmë janë në përdorim nga çdo moshë e kategori, por në mënyrë të veçantë nga të rinjtë. 

Shkarko aplikacionin për iOS

Shkarko aplikacionin për Android