Live në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës

“Love Island Albania” ka thyer rekorde që prej fillimit. Por, tani është momenti të përgatiteni për surprizën e radhës.

Përveç emisioneve ditore, “Love Island Albania” do të ketë një spektakël të dedikuar, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Të shtunën, ora 21:00 një premierë ekskluzive drejtperdrejtë në Tv Klan, ku do të ketë shumë dinamika, momente të patransmetuara, dashuri të reja dhe më në fund do të zbulohen opinionistët, të cilet nuk duhet t’i humbisni!

Rikujtojmë se fillimisht 5 çiftet u trazuan nga hyrja e “bombshellit”, Arlindit.  

Kaq mjaftoi që të fillojnë të lindin marrëdhënie të reja, por edhe ndarje.

Siç është transmetuar në këto ditë, kanë qenë dy prej çifteve Amadea dhe Salion, Arlind dhe Sofiela që kanë vendosur të mos jenë çift me njëri-tjetrin.  

Gjithashtu në episodin e sotëm, vilës së dashurisë do t’i bashkohen edhe dy “bombshellë”, të cilët do t’i njihni akoma më mirë në premierën e së shtunës.

Një çift i tretë ka vendosur ndarjen, dhe dikush do i bashkohet Luana Vjollcës në studio, por këtë do ta zbuloni ekskluzivisht të shtunën në orën 21:00, në Tv Klan.

“Love Island Albania”, është koha për t’u dashuruar!

Tv Klan