Audio-përgjimi, Berisha paralajmëron: Ekspertiza nxorri zërin e Agron Xhafës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se opozita do të publikojë ekspertizën e zërit të audiopërgjimit mes Albert Veliu dhe Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Berishës, rezultatet e ekspertizës për autincitetin e zërit kanë dalë dhe kanë konfirmuar bisedën e Agron Xhafajt me Alfred Veliun.

“Do kesh një lajm për Alfred Veliun. Do kesh një lajm shumë shpejt për zërat. E more vesh se doli zëri i Fatmirit Xhafës? Origjinal me zërin e vëllait të tij. U bë ekspertiza. Pyet ku është ekspertiza”, u shpreh Sali Berisha.

Në Maj të vitit 2018, Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim të Dëshmitarit X. Ky i fundit është Albert Veliu, një ish-trafikant droge i dënuar, që pretendohet se bisedon në telefon me Agron Xhafën, vëllain e ministrit Xhafaj.

Në bisedën e publikuar, Veliu i kërkonte Agron Xhafajt ndihmë për të kryer një tjetër transport droge. Partia Demokratike akuzoi vëllain e ministrit Xhafaj si kreun e një grupi droge në Vlorë. Ndërsa Agron Xhafaj mohoi këto pretendime, kurse audio-përgjimi është dërguar për ekspertizë. /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*