Autoritetet shpresojnë të mos pësojnë një situatë të ngjashme si ajo e Britanisë së madhe dhe SHBA-së

Pavarësisht  numrit të viktimave  të shënuara në  Australi për shkak të COVID -19 ku është tejkaluar shifra 1,000, vendi po përballet ndoshta me sfidën e tij më të madhe përsa i përket politikave shëndetësore të pandemisë, atë të rihapjes.

Në vend të bllokimeve strikte Australia po përpiqet  që të vaksinojë sa më shumë qytetarë edhe pse ata do të duhet të jetojnë me COVID-19. Ky vendim do të ndihmonte bizneset që gjenden në  vështirësi, por sërish këto politika kanë hasur në kundërshtime.

Sipas të dhënave zyrtare kohët e fundit ky vend ka regjistruar 2- 3 humbje jete në ditë.

Australia në fillimet e pandemisë ka qenë e suksesshme në menaxhimin e pandemisë por së fundmi qytetarët janë zhgënjyer për shkak të një programi vaksinimi të vonuar që vetëm kohët e fundit ka marrë ritëm.

Pak më shumë se 33% e atyre të moshës 16 vjeç e lart kanë marrë dy doza vaksine shumë më pak krahasuar me kombet e tjera.

Ndërsa  vendi do të rihapet, autoritetet atje shpresojnë të shmangin infeksionet në rritje dhe numrin e viktimave të shkaktuara nga Covid-19  ashtu sikundër po ndodh në vende të tilla si Britania dhe Shtetet e Bashkuara të cilat kohët e fundit kanë regjistruar  më shumë se 1.000 humbje jete në një ditë të vetme.

Klan News