Në Tiranë në mënyrë të papritur janë shfaqur autoblindat e Policisë Ushtarake ku tre prej tyre kanë patrulluar pothuajse gjatë gjithë ditës nëpë rrugët e kryeqytetit. Ky ka qënë një patrullim  i papritur rreth 50 ditë pas shërbimeve emergjente që ishin organizuar pas ngjarjeve të 14 Shtatorit. Zyrtarë të Ministrisë së Rendit thanë se kishin dijeni për këto patrullime dhe praninë e forcave të ndryshme për vendosjen e rendit. Një burim bëri të ditur se në Tiranë do të kishte trazira të reja prandaj autoblindat qarkullonin në kryeqytet.

Pamje autoblinda ushtarake ne Tiranë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili