Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për linjën e re të autobusëve hibridë në Tiranë, që do të punojnë me energji elektrike dhe me gaz.

Kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrike do të jenë në shërbim, për një Tirane të gjelbër dhe te pastër.

Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2 km me 66 stacione”, njofton Kryeministri Edi Rama.

Linja e re e autobusëve hibrit u prezantua një ditë më parë nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj./tvklan.al