Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Asnjë mjet Autoshkollë në Shqipëri, nuk i plotëson kriteret teknike të vendosura sipas kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë. Mjetit i mungon pedali i dubluar i gazit, ndërsa dublikimi i pedalit fraksion dhe frena është artizanal dhe jo profesional.

Mitat Tola: “Kërkohet që me mjetet të jenë të pajisura nga fabrika me sisteme pedali, si për drejtuesin e mjetit ashtu edhe për pasagjerin, pra në vendin ku rri instruktori i praktikës. Nga konstatimet tona verifikuam që akoma ky kusht nuk është vendosur, dmth. Asnjë nga mjetet që kryejnë aktivitet të stërvitjes së kandidatëve për marrje leje ndërtimi nuk  ik këto sisteme nga fabrika, sikurse i kërkon ligji. Duhet të jenë të tre sistemet, pedali i frenave, pedali i gazit dhe i freksionit, të montuara nga fabrika, për mjetin që do të kryejë këtë aktivitet”.

Gazetarja: Autoshkollat shqiptare si i kanë?

Mitat Tola: “I kanë të modifikuara në vend, në mënyrë artizanale në ofiçinat tona”.

Gazetarja: “Sigurojnë mundësinë për të manovruar drejtuesi i autoshkollës, në raste emergjence këto lloj modifikimesh?

Mitat Tola: “100% do të siguronin në qoftë se do të ishin sikurse e kërkon ligji”.

Ndërsa nga autoshkollat bëhet e ditur, se këto mjete janë shumë të shtrenjta dhe se vetë inxhinierët e kolaudimit tolerojnë gjatë kontrolleve.

Instruktori: “Këto janë profesionale, faktikisht edhe ato që i modifikojnë këtu, në qoftë se kalojnë tek kolaudimi, ligjërisht janë të rregullta dhe nuk besoj se në asnjë vend të botës nuk ka pedal gazi”.

Nga kontrolli i policisë rrugore është marrë masa e heqjes së licencës si instruktor, për një rast ku personi kishte kaluar moshën 60 vjeç. Ndërsa në një rast tjetër instruktori drejtonte në gjendje të pirë./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj