Dy persona kanë humbur jetën pasi janë goditur nga një avion që bëri ulje emergjente në një plazh të Portugalisë.

BBC raporton se aksidenti ka ndodhur në Almada, në jugperëndim të Lisbonës.

Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë 56-vjeçar dhe një vajzë e mitur. Dy viktimat po merrnin rreze dielli kur avioni u ul në bregdet pas një emergjence që pati në bord. Ndërkohë, anëtarët e ekuipazhit të avionit nuk pësuan lëndime.

Ata po merren në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.

/tvklan.al