Fredi Alizoti do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Apelit la në fuqi këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Alizoti dyshohet se është personi i cili aktroi zërin e Agron Xhafajt, në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, e cila pretendonte se ishte i Agron Xhafës, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.

Gjykata la gjithashtu në fuqi masën “detyrim paraqitje” edhe për gazetarin Jetmir Olldashi. Ndërsa vetë skafisti i njohuri si “Babalja”, Albert Veliu, nuk e kishte ankimuar masën arrest me burg, të dhënë në mungesë. Veliu ndodhet aktualisht në Kosovë, me statusin e azilkërkuesit.

/tvklan.al