Pas Artan Shkëmbit, edhe Baftjar Zeqo ka vendosur t’i hapë rrugë kandidimit të një emri të ri për Bashkinë e Fierit.
I pyetur për mundësinë e rikandidimit për një mandat të katërt, Zeqo tha se projektet e tij për bashkinë e Fierit mbyllen në qershor.
Nga deklarata kuptohet qartë se Zeqo nuk do të ndjekë shembullin e Artan Shkëmbit, por do të ushtrojë detyrën deri në fund të mandatit.
Bashkia e Fierit është një prej zonave më të diskutuara nëse do t’i kalojë LSI-së apo do t’i mbetet Partisë Socialiste.
Ish-prefekti Robert Bitri dhe aktualisht deputet i LSI-së ka shprehur hapur ambicjen për të kandiduar për këtë bashki, gjë që është kundërshtuar nga baza socialiste.
Tv Klan