Uellsiani do të zbulojë gjithçka për të ardhmen pas Kampionatit Evropian

Gareth Bale po mendon që t’i japë fund karrierës si futbollist, pasi të përfundojë Kampionati Evropian.

Uellsiani ka qenë pjesë e Totenhemit në sezonin e shkuar i huazuar,  ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Real Madridi.

Ai ka refuzuar që të flasë për të ardhmen dhe ua ka bërë të qartë klubeve se vëmendja e tij është totalisht te Kombëtarja dhe te Kampionati Evropian.

Për mediat Bale tha se ai tashmë e ka gati planin, po nuk do të tregojë asgjë, pasi kjo do të shkaktonte kaos.

Gazeta spanjolle “ABC” raportoi se sulmuesi i krahut po bisedon me Realin që të ndërpresë kontratën dhe ta mbyllë karrierën, e të mos të ketë të bëjë më fare me futbollin e luajtur.

Lojtari 31-vjeçar ka folur me familjen e tij dhe është gati që të heqë dorë nga gjysma e rrogës vjetore që ai do të marrë nga “Galaktikët” në vitin e fundit të kontratës.

Bale fiton 15.1 milionë paund në vit, por ai është gati të pranojë 7.8 milionë paund që të jetë i lirë.

Klubi i Totenhemit kërkon që ta ketë Bale edhe për një vit në ekip. Ai ka shënuar 16 gola me fanellën e “Spurs” dhe konsiderohet si element me rëndësi.

Për më tepër tani që kapiteni i Anglisë Harry Kane është drejt largimit.

Bale nuk ka folur shumë për të ardhmen, por dëshira e tij ka qenë gjithnjë kthimi në Madrid.

Ai u largua pas marrëdhënieve jo të mira me trajnerin Zinedine Zidane.

Klan News