Balena që mund të “flasë”



Balena që mund të “flasë”

11:05 31/01/2018

Një balenë vrasëse që mund të imitojë fjalë të tilla si “përshëndetje” dhe “mirëupafshim” mendohet të jetë i pari i këtij lloji që imiton fjalët e njerëzve.

Balena femër mësoi të “fliste” duke imituar trajnerin në një park detar në Francë. Pas rastit të kësaj balene që imiton dy fjalë, studiuesit kanë nisur kërkimet për të zbuluar nëse mund të mësojë të tjera fjalë duke imituar njerëzit.

Balenat hyjnë në mesin ayre kafshëve që mund të mësojnë nga njerëzit të prodhojnë një tingull vetëm duke e dëgjuar. Imitimi i zërit është një shenjë dalluese e gjuhës së folur njerëzore, megjithatë tek kafshët e tjera ky fenomen është jashtëzakonisht i rrallë. Edhe delfinët janë ndër gjitarët e tjerë që mund të imitojnë tingujt nga krijesat e tjera apo nga njëri-tjetri.

Studiuesi Dr. Jose Abramson i Universitetit Complutense në Madrid, theksoi se duhet të jenë të kujdesshëm në imponimin e koncepteve njerëzore tek kafshët.

“Do të ishte më e vlefshme nëse ne mundohemi të kuptojmë mënyrën e natyrshme të tyre që çdo gjallesë komunikon në habitatin e vet, se sa të përpiqemi t’u mësojmë atyre gjuhën njerëzore”

, u shpreh ai.

/tvklan.al



Të ngjashme