Akuzat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për historinë e 3.4 milionë Eurove, Taulant Balla i ka quajtur “një histori me Babale që nuk e beson asnjë shqiptar”. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i Grupit Parlamentar socialist e hodhi poshtë deklaratën e kreut të opozitës. Por selia blu reagoi sërish duke këmbëngulur se Eurot e sekuestruara kanë hyrë me garancinë e Ballës dhe se policia veproi njëlloj si me rastin e kokainës së Maminasit duke mos u dhënë mundësi partnerëve të shihnin ku do të përfundonin paratë.

Enkelejd Alibeaj, Deputet i PD-së:

“E vërteta është se policia shqiptare ka identifikuar ngarkesën nën presionin e një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe është vënë menjëherë në shërbim të fshirjes së gjurmëve që do të çonin tek pronarët e vërtetë të parave të drogës. Policia ka vepruar njësoj si në rastin e drogës së Maminasit. Ka bllokuar ngarkesën në Portin e Durrësit, duke mos u lënë partnerëve asnjë mundësi që të ndiqnin se kush do të merrte rreth 3.5 milionë euro, para që vijnë mga shitja e drogës në vendet e Bashkimit Europian”.

Sipas demokratëve janë paratë e trafikut të drogës ato që kanë zhvlerësuar euron në kursin e këmbimit kohët e fundit.

Tv Klan