Balluku inspekton Rrugën e Arbrit




Balluku inspekton Rrugën e Arbrit

16:31 27/11/2021

Aksi i ri rrugor hapet më 29 Nëntor

Qytetarët dibranë që nga 29 Nëntori, do të jenë afër kryeqytetit. Kjo pasi qeveria ka vendosur që me rastin e ditës së çlirimit, të hapë Rrugën e Arbrit. Pak orë para se të hapet qarkullimi i automjeteve, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte në terren ku pa nga afër cilësinë e punimeve, ndërsa thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në qarkullim.

Balluku tha se punimet vazhdojnë ende në disa segmente, por është vendosur hapja e këtij aksi para afatit kontraktual për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë periudhës së dimrit.

Për të garantuar sigurinë e lëvizjes së automjeteve, policia rrugore ka ndërmarrë masat për të pastruar me forca të shtuara këtë aks.

Tv Klan













Të ngjashme