“Nevojiten investime në sigurinë kibernetike”

Nga foltorja e parlamentit zv/kryeministria Belinda Balluku pranoi se Shqipëria nuk ka qenë e përgatitur për një sulm të këtij niveli që goditi sistemet qeveritare, teksa konfirmoi konstatimet e raportit të FBI-së se hakerat kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj.

“Kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, po se kanë qenë në ‘shadow mood’, kanë qenë të padukshëm. Nuk kemi sisteme të avancuar, nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli. Kjo ishte e pamundur për ne që të përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme”.

Sipas numrit dy të qeverisë agresionet e njëpasnjëshme diktojnë nevojën e rritjes së investimeve në fushën e sigurisë kibernetike.

“Asnjë e dhënë nuk është humbur sa i përket mbrojtjes është mësim i nxjerrë që ne së bashku duhet të shohim legjislacionin sa i përket këtij sektori dhe duhet të krijojmë një mbrojtje pasi s’kemi qenë ndonjëherë objekt i sulmeve të tilla. Do fillojmë të reflektojmë dhe të investojmë në cyber security”.

Të mërkurën një delegacion i NATO-s i kryesuar nga zv/asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai mbërriti në Tiranë për të asistuar qeverinë shqiptare në nivel politik e teknik lidhur me sfidat dhe investimet që nevojiten për rritjen e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike.

Tv Klan