Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Banka Kombetare Tregtare në prag të privatizimit. Pesë banka private janë përzgjedhur për blerjen e saj. Banka e Romës, dy banka greke “Alfa Credit Bank”, “Pireus Bank” si dhe dy banka turke do të konkurojnë për të marrë një nga institucionet financiare më të mëdha të nivelit të dytë në Shqipëri.

Kështu ka vendosur komisioni i ofertave drejtuar nga Ministri i Financave Angjeli. Por duket se privatizimi nuk do të jetë shumë i shpejtë pasi komisionit do ti duhet të shqyrtoj dokumentat dhe veprimtarinë e këtyre bankave.

Mbledhja e sotme e cilësuar si sesioni i parë i parakualifikimit të ofertave ka kërkuar nga pesë bankat pretendente dokumente të tjera plotësuese, për të zgjedhur objektivisht atë që do të marrë Bankën Kombëtare Tregtare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego