Banorët e ishullit Oahu në Hawaii kanë mbetur të habitur pasi në qiell është shfaqur një objekt fluturues i paidentifikuar dhe misterioz që shkëlqente. Sipas dëshmitarëve ky objekt u pikas si në qiell, ashtu edhe në ujë.

Personat që panë objektin fluturues e denoncuan rastin tek forcat lokale të rendit. Përfaqësues të Administratës Federale të Aviacionit thanë se nuk kishte ndodhur ndonjë incident apo aksident që përfshinte ndonjë avion në momentin e denoncimit.

Disa prej dëshmitarëve arritën të kapnin disa pamje të një objekti blu që udhëtonte përmes ajrit. “Diçka është në qiell. Çfarë është”, dëgjohet të thotë një grua në video.

Më tej, ajo ka treguar për mediat se ka qenë aq e hutuar sëbashku me bashkëshortin saqë e kanë ndjekur për disa kilometra, përpara se objekti fluturues të zhytej në ujë. 38-vjeçarja, e quajtur Moriah, ka thënë se nuk ka besuar kurrë tek UFO-t dhe nuk e di se çfarë është objekti që ka parë.

Ajo ka treguar më tej se kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka dalluar një dritë të dytë. “Burri im shkoi të shikonte dhe pa një dritë të bardhë. Ajo ishte më e vogël, vinte në të njëjtën drejtim me pikën blu”, tha ajo.

Pavarësisht numrit të lartë të raportimeve, policia e Honolulut nuk e ka përcaktuar se çfarë ka rënë në ujë. Në Tetor një tjetër objekt i çuditshëm u pa duke ndriçuar në qiejt e Hawaii-t.

Edhe ai incident nxiti spekulimet për UFO-t, por shkencëtarët vendas thanë se ishin mbetjet e një sateliti Kinez që po digjej dhe po rihynte në atmosferën e Tokës./tvklan.al