“Bëji veshët katër!” është shprehja që e dëgjojmë shpesh, por në rastin e kësaj koteleje të gjetur në Tenesi, merr kuptim të plotë. Kotelja ka vërtet 4 veshë.

Kotelja e quajtur Audio për shkak të sistemit të saj dëgjimor është rreth 9 –javëshe dhe peshon më pak se 1 kilogram.

Ky është një mutacion shumë i rrallë gjenetik dhe tërësisht i padëmshëm”, tha streha e kafshëve True Rescue e cila gjeti Audion dhe tre kotele të tjera në një parking në Nashville.

Macet ishin mbyllur brenda  një kutie pa vrima ajrimi, por dikush ia doli t’i nxirrte, u kujdes për to dhe i dërgoi te streha.

Audio ëështë shumë e lumtur dhe mirënjohëse që nuk është më e ngecur në atë kuti”, njoftoi True Rescue.

Rasti më i fundit i një koteleje me katër veshë është raportuar dy vite më parë në Turqi. Pas një ekzaminimi të imtësishëm, një veteriner konfirmoi që dëgjimi i maces ishte tërësisht normal./tvklan.al