Portrete të mëdha të ish-presidentëve dhe zonjave të para zbukurojnë muret e Shtepisë së Bardhë

Barack Obama dhe gruaja e tij, ish-zonja e parë Michelle Obama, u kthyen në Shtëpinë e Bardhë për të zbuluar portretet e tyre zyrtare, të organizuara nga kolegu demokrat Joe Biden më shumë se pesë vite pasi Obama la detyrën.

Artisti Robert McCurdy ka pikturuar ish-presidentin me një kostum gri. Ky është një portret fotorealist me një sfond të bardhë që kujton portretet e mëparshme që ai ka bërë për Toni Morrison dhe Nelson Mandela. Ish-zonja e parë është fotografuar me një fustan blu në dhomën e kuqe të Shtëpisë së Bardhë.

Portrete të mëdha, formale të presidentëve dhe zonjave të para të SHBA-ve zbukurojnë muret, korridoret dhe dhomat në të gjithë Shtëpinë e Bardhë. Zakonisht, një ish-president kthehet për zbulimin e portreteve gjatë mandatit të pasardhësit të tij, por administrata e presidentit republikan Donald Trump nuk mbajti një ceremoni të tillë për familjen Obama.

Trump, përpara se të fitonte zgjedhjet e 2016 dhe të pasonte Obamën, ishte një përkrahës i lëvizjes të quajtur “birther” që pretendonte në mënyrë të rreme se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara dhe nuk duhej të ishte president.

Obama është kthyer në Shtëpinë e Bardhë edhe një here tjetër që nga largimi i detyrës, ku ju bashkua Bidenit në Prill në një ngjarje për të promovuar të ashtuquajtur Obamacare që është një term jozyrtar për një ligj federal që synon të përmirësojë aksesin në sigurimin shëndetësor për qytetarët amerikanë.

Klan News