Rama: Na u anulua gol, paaftësi e gjyqtarëve

Barazimi me Bylisin në minutat e fundit është shoqëruar me polemika për gjykimin nga drejtues të Partizanit. Drejtori i përgjithshëm Olsi Rama pati ankesa për vendimet e marra nga gjyqtarët.

“Bylisi nuk vodhi asgjë, por Partizanit iu vodhi një fitore, iu anulua një gol, ndërsa në të gjitha pamjet filmike mendoj se nuk e ka kalur vijën në rastin e golit të barazimit të Bylisit”.

Olsi Rama hodhi idenë edhe të instalimit të teknologjisë në Air Albania Stadium.

“Them që është paaftësi e gjyqtarëve për të gjykuar, por edhe kjo e goal line technology duhet zgjidhur që të jemi të qetë kur vijmë të luajmë”.

Javën e ardhshme do të jetë derbi me Tiranën, një sfidë që vlen dyfish për trajnerin e Partizanit, Adolfo Sormani.

“Është një ndeshje e rëndësishme ajo e radhës edhe pse është një derbi, unë e shikoj si shans për të ecur përpara. Nuk duhet ta fitojmë vetëm se është derbi, por edhe për renditjen”.

Diferenca me Tiranën kryesuese është 6 pikë.

Tv Klan