Barça zhgënjen sërish - Tv Klan

Barça zhgënjen sërish


Barça zhgënjen sërish

23:59 27/10/2021

Barcelona mori një tjetër humbje në kampionat që e largon edhe më shumë nga vendi i parë në renditje. Blaugranat u mposhtën në transfertë nga Rajo Vajekano 1-0 në takimin e javës së 11 në La Liga.

Pesë mungesa për katalanasit, ndërsa Aguero luajti takimin e parë si titullar.

Takimi u vendos nga Radamel Falkao në minutën e 30’. Në fushë nga minuta e parë edhe mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu.

Në të 72’ Memfis Depaj gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kjo është humbja e katërt për blaugranat në 6 takimet e fundit dhe suksesi i pestë në shtëpi për Vajekanon.

Betisi mposht Valencian me poker golash, ndërsa Majorka dhe Sevija barazojnë 1-1.

Klan News








Të ngjashme