Barcelona bën gati 350mln Euro për PSG

Barcelona bën gati 350mln Euro për PSG

13:56 16/07/2019

Coutinho, Dembele dhe 40mln për Neymar

Barcelona as që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Neymar, edhe pse me Antoine Griezmann skuadra ndjehet edhe më e sigurtë përt sezonin e ri.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi katalan po përgatit ofertën për PSG. Kësaj herë drejtuesit katalanas kanë gati kartonin e Phelipe Coutinhs dhe Ousman Dembele plus 40 milionë Euro për të marrë brazilianin nga Parisi.

Courinho dhe Dembele kanë kushtuar 310 milionë Euro që do të thotë se në bazë të një aritmetike të thjeshtë oferta për Neymar do të jetë 350 milionë euro.

Lajmi është reflektuar edhe në mediat gjermane, ku thuhet se Barcelona mund të ofrojë edhe Somedo dhe Umtiti në rast se parizieneve nuk u pëlqen oferta e parë. Mesa duket katalanasit janë të vendosur për ta risjellë edhe një herë në kamp Nou futbollistin.

Neymar në përpjekje për të shpangur përplasjet e vjetra me PSG është bashkuar me skuadrën për përgatitjet parasezonale, por tashmë është e qartë se ai nuk dëshiron që të luajë më në Parc Des Princes.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi