Barcelona duket në formë të jashtëzakonshme në këtë fillim kampionati. Katalanasit regjistruan fitoren e katërt radhazi në kampionat, por këtë herë e arriti me shifrat e thella.

Barcelona shkatërroi 7-0 skuadrën e Valladolid, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga.

Raphinha hapi festivalin e golave në minutën e 20-të, ndërsa katër minuta më vonë Lewandowski realizoi të dytin.

Në fund të pjesës së parë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kounde. Fraksioni i dytë i lojës nuk kishte histori, me skuadrën e Flick, që shënoi edhe katër gola të tjerë. Raphinha shënoi dy herë të tjera, për të kompletuar tripletën personale, ndërsa shënuan gjithashtu edhe Olmo e Torres.

Me këtë triumf, Barcelona vazhdon e qetë në krye të renditjes, me 12 pikë të grumbulluara. /tvklan.al