
Barcelona shkëputet në La Liga
00:06 06/02/2023
Real Madrid Ndalet nga Mallorka
Ndërsa në Spanjë, Barcelona vijon të tregojë një formë të mirë duke marrë fitoren e pestë radhazi.
Skuadra e Ksavit fitoi 3-0 ndaj Sevijas me gola të Zhordi Albës, Gavit dhe Rafinjës.
Me këtë fitore Barcelona shkëputet në krye të renditjes me 8 pikë më shumë se Real Madrid që këtë diel humbi përballë Mallorka.
Vendimtar për takimin rezultoi goli i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
Tv Klan