Kërkojnë qëndrimin e Messi-t

Tifozët e Barcelonës janë në ditën e tretë të protestave kundër klubit për shkak të lajmit se Messi kërkon të largohet. Disa prej tyre hynë me forcë në stadiumin “Camp Nou” duke thyer rrethimin.

Me thirrje kundër klubit mbështetësit e Barcelonës kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve. Nga ana tjetër ata i bënë thirrje argjentinasit Lionel Messi të qëndrojë.

Forcat e sigurisë së stadiumit dhe policisë ndërhynë për të shpërndarë tifozët. Disa prej tyre janë arrestuar nga policia. Nga ana e klubit po punohet në dy krahë.

Si do të bëhet që Messi të mos largohet me parametra zero dhe gjithashtu po punohet që argjentinasi të qëndrojë. Të paktën të mësohet sa serioze është dëshira e tij për t’u larguar. Presidenti Josep Bartomeu po përpiqet të kontaktojë me lojtarin për ta bindur të qëndrojë.

Ka zëra në Spanjë që thonë se Bartomeu është i gatshëm të japë dorëheqjen vetëm që situata të ndryshojë.

Tv Klan