Sekretari i Përgjithshëm i PD: Berisha është personi që nxit dhunë mes demokratëve

Për rreth tre orë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi  dha dëshminë e tij për protestën e zhvilluar në selinë e PD më 8 Janar.

Në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjet, Bardhi deklaroi pasi doli nga prokuroria se dha të gjitha shpjegimet që iu kërkuan nga prokurorët dhe se selia e PD u sulmua gjatë kohës që brenda saj ndodheshin anëtarë të strukturave të partisë.

Bardhi akuzon Berishën si personin përgjegjës për të gjitha aktet që ndodhën më 8 Janar.

Pas protestës edhe Bardhi u procedua penalisht nga prokuroria për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Tv Klan