“Rama gënjen si derri për planin me 5 pika”

Në zbatim të Aktit Normativ me masken e vendosur përgjatë gjithë konferencës për shtyp, Lulzim Basha ka ngritur tonet jo vetëm qeverisë që prej disa ditësh e akuzon për aferen e inceneratorëve por dhe ndaj SPAK-ut. Antarëve të Struktures së Posaçme Antikorrupsion kreu i opozitos ju kërkon të justifikojnë ekzistencën duke hetuar çështjen e inceratorëve.

Mafia e inceneratorëve që ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn vazhdon të marrë miliona euro. Kjo bandë, ky grup i strukturuar kriminal, ka shtrirë tentakulat në një numër të madh mediash. Refuzoni paratë e mafiave. Këto janë çështje për SPAK. Po i drejtohem strukturës antikorrupsion, justifikoni ekzistencën tuaj. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë dhe europian. I bëj thirrje të nisë urgjentisht hetimet për mafian e plehrave”, tha Basha.

Apel ka dhe për median. “Bëjmë një test kush i trasmeton denoncimet e mia dhe kuptohet qartë”, shtoi ai.

Situatën e shkaktuar nga pandemia e cilëson të rendë dhe i kërkon kryeministrit të ndjek planin e tij me 5 pika pasi është i bindur se ai i ndjek konferencat e tij për shtyp dhe ka dijeni dhe për këtë plan të opozitës.

Gënjen si derr. Merret me lapsuset e mia. E ka dëgjuar planin për mua. Po të zbatojë këto plan, nuk i merr dot baulet me euro nga mafia e plehrave. Faktet janë ashiqare para syve të të gjithëve. Rama duhet të tregojë se çfarë e ka shtyrë që të paguajë 75 milionë mafias së plehrave ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël kësaj shume është investuar. Kërkesën për debat e ka prej 2006. Nga fjala ime ka tmerr”, shtoi ai.

Tv Klan