“Ne do ta ndërtojmë siç ishte”

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se e gjen vendin pa Teatrin Kombëtar. Sipas tij, teatri u shemb nga qeveria dhe është dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që ka për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

“Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë”, thotë Basha.

Basha rikonfirmoi qëndrimin e tij personal dhe të PD-së se Teatri Kombëtar do të rindërtohet siç ishte, aty ku ishte.

“Ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës”, thotë Basha. /tvklan.al