Dhe pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka, ditën e premte janë thirrur për të dëshmuar edhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Gazment Bardhi.

Ata do të pyeten për protestën e 8 Janarit si dhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.

Po ashtu, Basha e Bardhi do të pyeten nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta si dhe gaz nga ana e personave që ndodheshin së bashku me ta në katin e dytë të ndërtesës së PD gjatë kohës që protestuesit tentuan të futen në seli.

Tv Klan