Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar të PD. Në një lidhje direkte me Syri Tv, Berisha u shpreh se një vendim i tillë është nul.

Berisha theksoi se “Për të marrë një vendim të tillë zoti Basha duhet të mblidhte kongresin e PD, të ndryshonte statutin e PD, të vendoste një nen në statut në të cilin të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave të cilët shpallen non grata nga SHBA apo nga ndonjë vend tjetër. Ky nen nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë pa transparencën. Në këtë kontekst ai për interesa apo qëllime të caktuar, shpalli një vendim i cili është nul, sepse është vendimi i tij dhe i asnjë forumi të PD, por nuk është ky thelbi. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD. Pra mendoj se Shqipëria në këtë rast ka humbur e tërë shoqëri shqiptare.”

Ndërkohë i pyetur nëse nesër do të jetë në parlament, Berisha u shpreh i bindur se do të jetë pjesë e seancës e cila pritet të mbahet nesër.

“Nesër do të shkoj në parlament pa diskutim. Jam në parlament!

“Me veprimin e tij, kryetari i PD shkelmoi parimet themelore”, u shpreh Berisha./tvklan.al